Rama ne Kuvend, akuza e batuta per protesten e banoreve | ABC News Lajme

145.877 views
610 135

Baixar música no Celular
Loading...
Failed to get links, Please try again.

Descrição:

Ndërkohë në seancën e sotme të parlamentit nuk kanë munguar edhe batutat pikante të kryeministrit Edi Rama, ndërsa komentonte protestën e banorëve të zonës së Unazës së Re.  

“Zoti Ramazan me përdhunë, jo vetëm që ka zën shtratin e Unazës, por këndon sloganin shtëpia mbrohet me jetë. Eh mër Ramazan! Ah Ramazan”!

“Këto para përpara se t’u shkojnë mësuesve duhet të derdhen për të dëmshpërblyer një Agron nga Elbasani, i cili filloi ndërtimtarinë pa leje me një eksperiment, shtësë pa leje anësore në Elbasan. I doli për mbarë, u bë pronar dhe zbriti në Tiranë, ku ka ndrëtuar dy godina pa leje të njësia numër 7 dhe pastaj ka gjetur shesh duke vazhduar të bëjë përshesh në Unazën e Re dhe sot është bashkuar dorë për dore me ramazoni dhe të dy bashkë janë gati të na japin jetën”.

“Ç’na duhet ambasadorët përpara mundit, djersës dhe gjakut të derdhur në shtratin e Unazës së Re ku vetë, Arbeni pasi ka ndërtuar objekte te njësia 7 tani e dua 100% dëmshpërblimin te i katërsti pasi këtë e ka më përzemër. Ky është si fëmija i vogël. Është si i pleqnisë, e kanë bërë për lezetin tim dhe të grusë teme. Do marr armët thotë Beni, do ta mbroj me jetën time, pronën e zaptuar dhe biznesin që e kanë shpikur vetë, bashkë me Palin, bashkë me Mondi dhe gjithë këto kategori që nuk e dinim që kishte në Shqipëri një biznes oligarkësh siç kanë qejf t’i quajnë këta që janë bashkuar me ata atje dhe me këtë rast solidaritet për atë Salianjin, larg qoftë t’i ndodhë gjë se nuk imagjinoj dot protesta që bërtasin Ervin, Ervin ti je gjallë”.

“Do marr armët thotë Arbeni po me vete do marr dhe Kujtimin se 3 objekte i kam të legalizume në Bulqizë kam dhe një tjetër në Kashar pret legalizimin, por këtë të Unazës së Re unë nuk e lëshoj”.

“Bashkimi është rekordmeni, oligarku i këtij sektori. E ka nisur aktivitetin e biznesit të pushtimit  në Kombinat. Ka bërë katër ndërtime, pastaj ka dash që për të shtunë e të diel të ketë edhe dy në Dajt edhe i është ngjitur Dajtit e i ka ndërtuar dy. Por si duket, kur ka shkuar në Dajt për të ngrënë Kec, ka ndjerë lodhje dhe tha po bëj një edhe këtu në Ali Dem që ta kem mes Kombinatit edhe Dajtit. Pasi i ka bërë të gjitha këto i është vënë shtratit të Unazës së Re. Shoku Bashkim do lekët për godinën e tetë pa leje, se me i numëru të gjitha ato sot janë më shumë sesa të buxhetit dhe të gjitha këto i bashkon tufa e kadrinjve të PD-LSI”./abcnews.al

Publicado em

22 Nov 2018

Categoria

Musica